Me një kartë, një 48-vjeçar shqiptar ka arritur të hapë qelitë e mbyllura të burgut të Volosit duke ia dalë që të arratiset pasditen e të enjtes. Arratisja është vënë re menjëherë, për pasojë janë mobilizuar të gjitha shërbimet e Policisë së Magnezisë dhe i burgosuri është lokalizuar në orën 8.30 të mbrëmjes në qendër të Volos.
Sipas mediave greke, i arratisuri që u arrestua, vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij. E ishte zhvendosur në Volos për t’u gjykuar, por tashmë akuzohet edhe për arratisje.
Për ngjarjen pritet të urdhërohet një hetim administrativ, për të hetuar rrethanat e arratisjes dhe sesi 48-vjeçari nuk është pikasur për asnjë moment kur ka dalë nga qelia.

