Emri i Alex Scott ka bërë xhiron e botës gjatë këtyre ditëve të Kupës së Botës në Katar. Pikërisht kjo gazetare e re e BBC-së ka bërë atë që as ekipet kombëtare të vendeve të ndryshme europiane nuk kanë guxuar.
Për kundër kërcënimeve të FIFA-s dhe organizatorëve ajo ka mbajtur një byzylyk me flamurin me ngjyrat e ylberit LQTBIQ+ gjatë një prej transmetimeve të saj të drejtpërdrejta, duke raportuar nga Katari.

