Kristjan Asllani pritet të bëhet shumë shpejtë zyrtarisht një lojtar i Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare erdhi nga Empoli në formën e huazimit me të drejtën e blerjes dhe së fundmi është zbuluar dhe klauzola për blerjen përfundimtare të tij.

Sipas raportit buxhetor të klubit zikaltër, e drejta e blerjes do të bëhet detyrim në momentin kur Interi të marri pikën e parë në kampionat që pas datës 2 shkurt 2023.

Në momentin që kjo gjë do të ndodhë, atëherë Interi do të jetë i detyruar që të blejë Asllanin përfundimisht nga Empoli dhe të jetë 100% zikaltër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version