Një nga transferimet më sensacionale të verës ishte kalimi i Erling Haaland nga Dortmund te Manchester City. Shfirat e tij në këto javë të para në Manchester janë të jashtëzakonshme, “Qytetarët” duket se kanë gjetur bomberin që mungonte prej vitesh.
Në kontratën e nënshkruar nga ylli 22 vjeçar ka detaje mjaft interesante dhe natyrisht edhe…kushte.
Haaland ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro (175.5 milionë £; 194 milionë dollarë) që fillon e aktivizohet nga vera e vitit 2024, kur ai do të ketë bërë dy vjet në marrëveshjen e tij me Cityn.
Më e rëndësishmja, klauzola vlen për çdo klub jashtë Anglisë dhe jo vetëm për Real Madridin. Por asnjë rival i Premier League nuk do të jetë në gjendje të kërkojë shërbimet e norvegjezit, pasi diçka e tillë është e mirë-përcaktuar.
Kjo e bën pothuajse të pamundur një lëvizje nga City drejt një klubi tjetër anglez.

