Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e çështjes për kërkesën e Partisë Demokratike për punën e Bordit të Transparencës për çmimet e ushqimeve. Në diskutimin e bërë në GJK, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se qeveria nuk ka analizuar asnjë rrethanë për nxjerrjen e akteve normative si dhe ka kufizuar lirinë e tregut. 

“Duhet që qeveria të kryente një analizë të rrethanave për të përcaktuar bordin. Nuk del që Këshilli i Ministrave të ketë kryer një analizë të rrethanave. Ka një formulim të përgjithshëm pa asnjë fakt që ka rezultuar në nxjerrjen e këtyre akteve normative. Në këtë rast kemi të bëjmë me një kufizim të lirisë së tregut, që vendos vetë çmimet. Interesi publik duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Po qeveria mund të kishte dhe mekanizma të tjerë. Interes publik për mbrojtjen e qytetarëve. Ka një rritje te jashtëzakonshme të çmimeve. Nëse qëllimi i bordit, ishte mbrojtja, qartazi ky qëllim ka dështuar, sepse çmimet janë rritur,” tha ai.

Më 6 shtator 2022, 28 deputetë të PD, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve. PD deklaroi se shqiptarët janë përballur me abuzimet me çmimet e naftës dhe benzinës, ndërsa Bordin e ngritur ata e quajtën “Klubi i Oligarkëve”, ku sipas deputetes Dhurata Çupi, vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin. PD kërkon shfuqizimin e Bordit pasi nuk ka arritur të funksionojë në shërbim të qytetarëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version