Protestat ndaj gjyqtarit të trajnerit të Bylisit, Naxhi Shensoj, nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi Komisioni I Disiplinës, ka vendosur të ndëshkojë teknikun përtej kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Kastriotit.

Disiplina ka vendosur të ndëshkojë me dy ndeshje pezullim trajnerin e ballshiotëve, teksa ka vendosur të gjobitë edhe Kukësin për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes kundër Tiranës.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 01.02.2023

Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version