Komuniteti Politik Evropian është mbledhur sot në Pragë për herë të parë. Nisma e re evropiane e iniciuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron hap sot siparin e punimeve për një evropë për të sigurtë dhe të përparuar.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë 44 vende të Evropës. Në këtë nisëm janë mbledhur 27 vendet e Bashkimit Evropian si dhe 17 vende të tjera që janë Evropë. Në takimin e sotëm pritet që të diskutohet mbi luftën në Ukrainë, krizën energjitike që ka përfshirë Evropën si dhe për sfidat e tjera në kontinent. 

Fjalën e parë gjatë takimit e ka marrë vendi mikëpritës, Çekia me anë të kryeministrit Petr Fiala. Fiala në hapje të samitit u shpreh se ky nuk synon që të zëvendësojë organizatat e tjera evropiane, por të shërbejë si një shkëmbim joformal të pikëpamjeve për aktualitetin. Në këtë samit kanë marrë pjesë dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version