Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e depozituar nga deputetja Jorida Tabaku, të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

E pranishme në Kuvend, Tabaku përmendi rastin e Portit të Durrësit dhe tha se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale.

Ajo përmendi dhe bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka dhe shtoi se ligji mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

Me këtë propozim nuk ra dakort deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Ai tha se duhet të ketë një kufizim të numrit të kontratave që përfiton një operator dhe se kontratat koncensionare duhet të shpërndahen. Brace u shpreh gjithashtu se nuk mund të ketë kontratë koncesioni pa treguar deri në fund pronarin përfitues.

Tabaku komentoi dhe publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve dhe kërkoi rritjen e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimin e kontrollit të raporteve financiare e deri në rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave.

Deputeti Dashamir Shehi tha se kontratata koncensionare nuk mund të jepen me urgjencë në një vend të varfër si Shqipëria.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version