Të shtëna me armë janë raportuar ditën sotme në Kurbin.
Mësohet se të shtënat kanë ndodhur gjatë mbledhjes së degës lokale të zhvilluar nga PD për primaret.
Gjithashtu bëhet me dije se me armë ka qëlluar një anëtar i PD, pas konfliktit të zhvilluar me nënkryetarin Kastriot Marku, dhe më pas është larguar.
Takimi i kandidatëve për Primaret, ditën e sotme të zhvilluar në degën lokale të PD, në Kurbin ka pasur tensione. Konflikti është zhvilluar mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe 53-vjeçarit Van Rica.
Si pasojë e konfliktit mes tyre, anëtari i PD ka qëlluar në ajër me armë zjarri edhe është larguar.
Në një reagim, polica ka bërë me dije se autori është shpallur në kërkim.

