Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e qeverisë për kontrollin teknik që do i nënshtrohen ndërtesat që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar. Sipas Vasilit, ky vendim është vetëm një sulm i “Rilindjes” ndaj këtyre ndërtesave vetëm për t’i zëvendësuar ato me kulla.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se nëse Rama do të ishte në pushtet në Romë, do të shembte dhe Koloseun sepse është ndërtuar 2 mijë vjet më parë.
Postimi i Petrit Vasilit:
Rama po te ishte ne Rome do shembte edhe Koloseon se eshte ndertuar 2 mije vjet me pare!
Qeveria e hajduteve dhe grabitqareve te rilindjes nxjerr Vendim Qeverie per ndertesat mbi 50 vjet.
Sulm i Rames dhe rilindjes mbi ndertesat mbi 50 vjeçare vetem e vetem per te ndertuar kulla dhe kulla pa fund.
Te kishin qene ne Itali, Rama me banden e hajduteve do rrafshonin Romen me gjithe Coloseo,Panteon, San Pietro e me radhe se jane te vjetra me qindra e mijra vjet.
Hej vandalë kullomanë, se vetem kulla keni ne tru, boll i shkaterruat qytetet shqiptare.
Kujtoni mor te mallkuar se si e gjetet Tiranen dhe ku e degraduat dhe shkaterruat duke mbjelle kulla, qe helmuan qytetin dhe shendetin e njerezve.
E kthyet Tiranen ne fjetore mostruoze betoni mor ju vrafte Zoti!

