Byroja Kombëtare e Hetimit ka “zbarkuar” sot në mbrëmje në shtëpinë e partneres se ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar dokumentacione pronësie në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Këto dokumentacione janë të vlefshme për hetimin e çelur nga SPAK ndaj Ahmetajt për lidhjen e tij me pronarët e inceneratorëve.
Gjithashtu është sekuestruar dhe një shumë prej rreth 30 mijë eurosh.
SPAK po heton rolin e Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve, teksa vetë ish-zv.kryeministri e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë çështje.
Madje në një intervistë televizive, Ahmetaj ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Edi Rama duke i thënë që ai të bëjë detyrën e tij dhe të mos marrë rolin e gjykatësit.
Rama i është përgjigjur sot në një prononcim për mediat duke u shprehur se: Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq pë rata që duan që unë të bëj gjykatësin.

