Dhjetëra kompjutera janë sekuestruar brenda ambienteve të kampit “Ashraf 3”, dhe janë çuar për ekspertim kibernetik në laboratorin shkencor të SPAK. Pavarësisht kësaj situate, asnjë nga anëtarët e MEK nuk është arrestuar nga policia dhe SPAK. Një bazë kibernetike është asgjësuar brenda ambienteve të kampit “Ashraf 3”, e cila ka ngritur dyshime të forta se përdorej nga anëtarët e MEK, për të kryer sulme kibernetike ndaj vendeve të huaja. 

Paraditen e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja. Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku, raportuan për situatën e krijuar nga ndërhyrja policore në Manzë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Rrumbullaku thekson se policët arritën të zbulojnë në 17 godina të kampit baza serverësh. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 2 tableta dhe materiale shkresore. 

Ai shtoi se disa tentuan të djegin edhe serverët e dokumente të tjera, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version