Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimet e zyrtarëve në bashkinë e Dimalit. Shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.

Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Të arrestuarit:

-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve.

-Altin Pali, drejtor Urbanistike.

-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie.

SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version