Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrës, Pali Deçolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni relatoi raporte pozitive për Deçollin lidhur me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Pali Deçolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin për gati një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ai ka qenë gjithashtu si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Fier.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version