Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Erjon Imeraj. Vendimi është marrë ditën e sotme. Imeraj u përball me komisionin me datë 12 tetor dhe rezultoi pa probleme në të tre kriteret e Vettingut.
Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.
Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.
Sipas Komisionit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI ka dorëzuar raport pozitiv për Imerajn.

