Tërheqja e paralajmëruar në orët e fundit, por edhe disa hipoteza për të ardhmen. E kemi fjalën për Gerard Piquen, i cili të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelona-s dhe të fundit në botën e futbollit.

Megjithatë, për shumë njerëz, fati i spanjollit do të jetë i shndritshëm dhe, ndoshta, jo shumë larg drejtkëndëshit të gjelbër dhe jo shumë larg Barcelona-s dhe Camp Nou-t.

Siç raportohet nga Sport.es, në fakt, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s spanjolle, ka ide të qarta se cili mund të jetë një pozicion i ardhshëm për Pique. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Tebas tha:

“Pique ishte një lojtar legjendar për futbollin spanjoll. Ai gjithmonë thoshte se klubi i tij i fundit do të ishte Barcelona. Nëse Gerard mund të marrë presidencën e Barçës? Po, pse jo? Ai ka bërë biznes jashtë fushës për disa vite.

Dhe ai ka eksperiencë në vendimet e biznesit dhe sipërmarrjes. Ai e njeh botën e futbollit si lojtar dhe si menaxher. Kjo e bën atë një kandidat të madh. Pra, po, Gerard është në gjendje të bëhet president nëse dëshiron dhe ortakët e duan atë”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version