Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja tha se aktiviteti i grupeve kriminale është zgjeruar dhe është shtrirë nga Amerika Latine në Dubai. I pranishëm në një konferencë me prokurorët italianë në kuadër të 30 vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kraja u shpreh se shqiptarët kanë shkuar edhe në vendin ku prodhohet droga, në Amerikën Latine. Egërsia e grupeve kriminale shqiptare, sipas Krajës është treguar edhe nga vrasjet e ndodhura së fundmi në vned.

Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se do të vijojë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar. Ai u shpreh se paraja e pistë që uftet në treg shkakton edhe dëme ekonomike. Duke e ilustruar me blerjen e një hoteli, Lo Voi tha se pastrimi i parave të krimit dëmton konkurrencën.
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi tha se mes Shqipërisë dhe Italisë ka një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prokurori i Barit Roberto Rossi tha se duhet të kemi vetëdije, edhe në Itali kemi ndonjëherë idenë se kriminaliteti i organizuar shkakton rrezik, dhe sot ai nuk shkakton vetëm të vdekur. Simpozium tha se integrimi i Shqipërisë në BE mund ta stoponte krimin e organizuar.

