Rinisja e seancës për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka pasuar me fjalën e kreut të SPAK. Altin Dumani po parashtron kërkesën për arrestimin e Ahmetajt para deputetëve dhe të pranishmëve në seancën për heqjen e imunitetit të tij.
Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

