Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Emiljano Shullazit dhe të grupit të tij,për ndryshimin e trupit gjykues të çështjes.

Sipas kodit të ri trupat gjykuese do të drejtohen nga tre antarë jo me me pesë antarë.

Por gjykata ka vendosur se gjykimi ndaj Shullazit do të vazhdojë me pesë gjyqtarë, pasi kjo çështje ka ardhur për shqyrtim kur nuk ishin vendosur ende ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Avokatët e Shullazit e quajtën të njëanshëm këtë vendim.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij po hetohet nga krimet e rënda për gjobvënie,kanosje,shkatërrim prone me eksploziv,armëmbajtje pa leje,grup i strukturuar kriminal e trafik droge.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version