Detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Migena Sinani u vra më armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në e shtrirë në dhomën e gjumit. Tronditës është fakti se pranë saj, ishte vajza 2-vjeçare, ndërsa fëmija tjetër ishte në dhomën e gjyshërve. 

Nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë në vend nga kunati, e më pas Roland Sinani vrau edhe veten në rrugën përballë banesës. 

I shoqi i Migenës dhe vëllai i autorit nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në punë duke qënë se punon taksist. Deri më tani raportohet se autori merrte mjekime për shëndetin mendor. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version