Stuhi e egër dimri vazhdon të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura të ulëta rekord për 200 milionë amerikanë.
Stuhia që mbërriti në fillim të javës është rreth 2000 milje e gjerë dhe shtrihet nga Liqenet e Mëdha pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit meksikan.
Edhe Michigan, është ngrirë zyrtarisht pasi temperaturat ranë të premten mbrëma në minus 50 gradë. Ndërkohë, Seattle është kthyer në një pistë gjigante patinazhi në akull.
Stuhia ka rrëzuar gjithashtu linjat e energjisë elektrike në të gjithë vendin, duke lënë rreth dy milionë amerikanë pa energji elektrike. Vetëm Karolina e Veriut ka parë më shumë se 400,000 ndërprerje dhe priten ndërprerje të mëtejshme të energjisë. Të paktën 23 persona janë konfirmuar deri më tani se kanë vdekur.
Autostradat janë të mbushura me pirgje makinash të shkatërruara pasi moti shkaktoi aksidente vdekjeprurëse. Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit brutal, tregojnë shifrat e fundit, raporton DailyMail.
Florida, Gjeorgjia, Tallahassee dhe Atlanta, pritet të regjistrojnë temperatura rekord gjatë ditëve në vijim.
Gati 10,000 fluturime në SHBA u vonuan ose u anuluan në prag të Krishtlindjeve, sipas faqes FlightAware.
Shumë familje mund të zgjohen në mëngjesin e Krishtlindjeve pa dhurata pasi FedEx lëshoi një paralajmërim në faqen e tij të internetit duke thënë se datat e garantuara të dorëzimit mund të mos përmbushen për shkak të ndërprerjeve ‘të konsiderueshme’ të motit, veçanërisht në qendrat në Indianapolis dhe Memphis.

