Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.

Sot Liz Truss u shpall gjithashtu, liderja e re e konservatorëve.
Trus fitoi bindshëm me 81,326 vota. Ndërsa kundërshtari i saj mori në total 60,399 vota. Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.
Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.
Kryeministri britanik në largim Boris Johnson uroi Liz Truss pasi ajo fitoi garën për udhëheqje të Partisë Konservatore të hënën.
Johnson u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik pas disa muajsh polemikash dhe ishte kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar në histori që zbuloi se kishte shkelur ligjin në detyrë gjatë të ashtuquajturit skandal Partigate.
Ai shkroi në Twitter duke thënë se Truss ka planet e duhura për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të bashkuar partinë konservatore të Britanisë.

