Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka shkuar në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrat e ministrisë.

Takimi mes Markut dhe Xhafaj vjen në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë nga një valë lëvizjesh dhe ndryshimesh.Kujtojmë se ndaj Kryeprokurores janë ngritur dy akuza për shpërdorim detyre,nga ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj prokuror në Elbasan, Dritan Gina

Mësohet se takimi është bërë në kuadër të operacionit që ka nisur pak kohë më parë “Forca e Ligjit”.Në takim ka marrë pjesë dhe Etilda Gjonaj e Ministrisë  së Drejtësisë, si dhe Arben Ahmetaj i Ministrisë së Financave.//sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version