Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion për të shumëkërkuarin Talo Çela. Në e-mailet e ish-kryepolicit, të ‘rrjedhura’ nga databaza sekrete e Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat rusë, rezulton se ne datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës, konkretisht tek hotel “Victoria”, të cilës iu vendos tritol disa ditë më parë.
Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë. Ata kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë në makinë me një femër dhe një femijë. Kurse më datën 5 ka qënë vetëm.

Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me Ervin Matën. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që: Le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.
Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij. Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën. /Dosja.al
