Vazhdon debati për konfiskimin e kullave. Sot një tjetër aksion u finalizua në Myslim Shyri, ku 2700 metër katrorë ndërtim ishin në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku. Ndërkohë që vazhdon ende debati për pallatin ‘Syri i Tiranës’, i cili ka bërë që kryeministri Edi Rama të nxjerrë dokumentat.

Në to shkruhet se IMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk” për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti. Po ashtu sot, katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

Mes të pezulluarve të 30 ditë është edhe Bujar Mehmeti, shef i komisariati nr. 1. Përveç tyre, është pezulluar edhe Nazmi Karecit, polici që mbikëqyr zonën, Alban Ramës, inspektori i krimeve që mbulon zonën si dhe Flamur Sulës, shef i Postës Farkë.
Që nga nisja e aksionit, dje është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania ka vendosur t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit. Ndërkohë që i vetmi biznesmen që deri më tani është ‘dërguar’ në Prokurorinë e Tiranës është Pëllumb Salillari.
Inspektoriati i Mbrojtes së Territorit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction”. Kallëzimi është bërë me 1 korrik 2022 nga kryeinspektori Ajet Zyberaj ndaj shoqërisë “Ideal Construction”. Dokumentat i ka nxjerrë kryeministri Edi Rama, ku IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction” për ndërtim të jashtëligjshëm.

Dokumenti i kallëzimit është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kujton rastin e 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës të ndërtuara pa leje, për të cilat IMT kërkonte hetime për administratorin Ferzilet Hajdëri për veprën “Ndërtim i paligjshëm”.
Në dokument shkruhet: Janë në shkelje të plotë të kushteve të lejes së miratuar, përbën rrethanë rënduese dhe konsumim të veprës penale për subjekin ndërtues. jemi mëse të bindur dhe kemi besim të plotë në hetimin e këtij procedimi penal duke nxjerrë personat përgjegjës.
Lidhur me aksionin për konfiskimin e kullave, ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.
Pak kohë më parë, qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

