Duhet të martohem, por nuk kam para”.

Ky është arsyetimi i dhënë në polici nga një 24-vjeçar kur iu gjetën 22 kilogramë kanabis në kopshtin e tij në Verano Brianza, afër Milanos.

Sipas mediave italiane, droga, me një vlerë rreth 80 mijë euro, u gjet në pako të mbyllura brenda një valixhe. Por atij iu vunë prangat, ndaj dhe u detyrua të shtyjë ditën e dasmës. I riu është dërguar në burgun e Monzës, në verilindje të Milanos. 24-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe tashmë është në hetim për kultivim të lëndës narkotike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version