Një 21- vjeçare shqiptare është vënë në pranga nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i saj është bërë në fshatin Collegna, në kodrën e Verrua Savioa.
Në një fermë dykatëshe, të fshehur në pyllin Verrù, autoritetët zbuluan një serë ku rriteshin 630 bimë marijuanë, disa prej të cilave ishin mbi një metër të gjatë. Gjatë kontrollit të shtëpisë, ushtria sekuestroi të gjithë materialin e përdorur për rritjen dhe paketimin e drogës, duke përfshirë llambat dhe ventilatorët për kondicionimin e mjedisit. Më pas u bë arrestimi i 21- vjeçares shqiptare e cila banonte në këtë shtëpi. Gjyqtarja hetuese e Ivrea Ombretta Vanini vërtetoi arrestimin, por vendosi të mos zbatojë asnjë masë sigurimi. Ndërkohë vijojnë hetimet.

