Sot janë mësuar edhe çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.Në Grupin A, Tirana do të masë forcat me Lushnjën. Bardheblutë janë favorit për të kaluar tutje, por futbolli ka treguar se ka surpriza. Parizani gjen Korabin, me misionin e vetëm kualifikimin.

Mjaft interesante pritet të jenë përballjet mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, ndërsa mund të lihet pa përmendur Dinamo-Kastrioti.

Në Grupin B, Teuta nuk është dhe aq me fat, pasi do sfidojë Erzenin që është në një formë të mirë. Kukësi do “kokën” e Apolonisë, sakaq Lacci dëshiron suksesin ndaj Tomorrit.

Turi i dytë:

Grupi A

Lushnja – Tirana

Korabi – Partizani

Vllaznia – Flamurtari

Dinamo – Kastrioti

Grupi B

Tomorri – Laçi

Apolonia – Kukësi

Erzeni – Teuta

Skënderbeu – Egnatia

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version