Ka një ton krenar por të kujdesshëm në mediat lokale ukrainase pas vendimit të Rusisë për të tërhequr trupat e saj nga qyteti i Kherson.

Oleksyi Arestovych, një bloger i njohur dhe këshilltar i Presidentit Zelensky tha përmes një postimi në Facebook se ishte fuqia e ushtrisë së Ukrainës që e detyroi Rusinë të tërhiqej.

“Ushtria ruse nuk u largua nga Kherson. Ajo u rrëzua nga Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës”, shkroi ai.

Sidoqoftë, Arestovych beson se betejat ushtarake në bregun e djathtë të lumit Dnipro, ku ndodhet Kherson, do të vazhdojnë edhe për ca kohë.

Ukrainska Pravda, platforma më e njohur e lajmeve online në Ukrainë vuri në dyshim nëse tërheqja ruse është reale apo kemi të bëjmë me një hile apo kurth.

Në artikullin e faqes së parë, media ukrainase shkruante: “Nëse deklaratat e ministrit rus të Mbrojtjes janë të vërteta, mund të duhen të paktën disa ditë që rusët të kalojnë në bregun e majtë të lumit Dnipro”.

Edhe vetë zëvendës shefi i departamentit operacional të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ushtria e Ukrainës nuk mund t’a konfirmonte tërheqjen e Rusisë nga qyteti.

“Në këtë kohë, ne nuk mund të mohojmë dhe as të konfirmojmë raportet për të ashtuquajturën tërheqje të trupave ruse nga Kherson”, tha Oleksiy Hromov, raporton Interfax.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version