Mediat e Kosovës janë shqetësuar për udhëtimin urgjent të kryeministrit Albin Kurti dejt Tiranës. Në artikull shpjegohet se si Kurti ka dalë në konferencë për mediat, por e ka lënë atë në mes pa dhënë asnjë shpjegim.
“Po ju lë se kam një takim urgjent,”– kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë Kurti dhe ashtu siç ishte, ka hipur në mjet për tu nisur dejt Tiranës ku e priste kryeministri Edi Rama.
Takimi është mbajtur në ambientet e vilës qeveritare 30 larg syrit të mediave dhe ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes dy liderëve.
Ky takim mes dy liderëve vjen pas Samitit të mbajtur në Beograd për Ballkanin e Hapur dhe në një çast që Shqipëria është në ‘qendër’ të sulmeve iraniane.
Marrë nga Dosja.al

