Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po viziton ditën e sotme Tiranën. Kurti së bashku me disa nga ministrat e tij janë pritur nga Presidenti Bajramn Begaj.

Takimi mes tyre nisi në orën 11:00 dhe zgjati vetëm 30 minuta. Pas takimit presidenca ka njoftuar se temë e diskutimit ishte mnarrëveshja e Ohrit dhe zbatimet e pikave që ajo ka. 

Pas takimit me Begajn, Kurti është pritur në Kuvend nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Në fjalën e saj Nikolla ka theksuar se Shaipqria mbështet planin evropian dhe dialogun e Kosovës me Serbinë. 

Kurti nga aba e tij ka shtuar se ata janë të vendosur për ta zbatuar marrëveshjen e Ohrit. Më pas do të zhvillohet dhe takimi me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se në takimet fokusi kryesor do të jetë marrëveshja e Ohrit. Ende nuk dihet nëse do të ketë një konferencë për mediat e përbashkët pas këtyre takimeve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version