Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi komentoi këtë të martë lirimin e ish-deputetit Alqi Bllaku nga qelia.
E ftuar në emisionin “Open” në News 24 Kryemadhi zbuloi se personi i cili ka ndikuar për ndryshimin e masës së sigurisë së ish-deputetit nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”, është personi i cili e solli nga Kosova kur ndodhi arrestimi i tij.
Edhe pse pati një insistim nga ana e moderatores Eni Vasili për të zbuluar emrin e personit, Kryemadhi deklaroi se denoncimet do të bëhen me radhë dhe jo të gjitha menjëherë.
Pjesë nga biseda në studio:
Monika Kryemadhi: Ju thatë me të drejtë se zoti Koka kërcënonte përmes avokatit se do flaës dhe ka të drejtë ai. Sepse në barazi, thotë kur del ky tjetri në “Arrest Shtëpie”, unë e di shumë mirë kush e mbron këtë tjetrin.
Eni Vasili: Kush e mbron atë?
Monika Kryemadhi: E di ai vetë dhe lidhjet e tij
Vasili: Mirë ai e di po ta dimë ne?
Kryemadhi: Jo s’kagjë ato janë hap pas hapi
Vasili: Një sekond tani, opozita kur vjen të denoncojë në media që të jeni të besueshëm duhet t’i thoni gjërat.
Kryemadhi: Jo ç’do gjë denoncohet në media menjëherë. Duhet t’i bësh radhë më radhë, se dhe me evazionin fiskal unë e kam denoncuar në dhjetor por kur unë nxora pleqtë që kishin marrë miliona euro u bë bujë.
Vasili: Kush e mbron Alqi Bllakon duhet ta thoni?
Kryemadhi: Ai që e solli nga Kosova.

