Remzi Azemi nga Kosova është identiteti i shqiptarit që u plagos mbrëmjen e së martës në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Ai lëvizte me një automjet ti “Ford ” të blinduar së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën 3-vjeçare të cilit i shpëtuan fatmirësisht plumbave të atentatorëve të cilët qëlluan nga një motoçikletë.

Për autoritetet policore vendase nuk ka dyshime.

Azemi është pjesë e botës së trafikimit të kokainës dhe ky është shkaku i atentatit ndaj tij.

Mediat ekuadoriane thonë se policia ka ndaluar një djalë të ri 23 vjeçar i cili dyshohet të ketë dijeni mbi atentatin.

Pak vite më parë Azemi ishte ndaluar në operacionin“ Ballkan” ku DEA amerikanë goditi një rrjet të linjës së kokainës nga amerika latine në europë.

Por befas ai është liruar për arsye të paqarta.

Azemi dyshohet se ka patur lidhje edhe me Ilir Hidrin, shqiptarin tjetër që u ekzekutua në maj po në qytetin Guayaqiul. Kosovari jetonte në një shtëpi ku më parë ka banuar Hidri.

Ngjarja e e fundut fakton alarmin e ngritur nga disa agjenci ligjzbatuese europiane të cilat theksojnë faktin se shqiptarët janë kthyer  në “ zot ” të trafikimit të drogës.

Tashmë lidhjet janë të drejtpërdrejta me kartelet në vendet e amerikës së jugut, ku cmimi i kokainës është shumë i ulët por pas trafikimit në europë fitimet janë tëpër të mëdha.

/sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version