Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat e arrestuar që u kapën me 6 kg kokainë dhe heroinë në Tiranë. Në burg kanë përfunduar Brikena Frakulli, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Hortenca Biçaku, të cilët akuzohen për shpërndarje të drogës në kryeqytet. Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit të shitjes së drogës qëndronte Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Deri më tani raportohet se është identifikuar me furnizuesi kryesor, por hetimet ende vazhdojnë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version