Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.
Në orën 15:00, parlamentarët nisën seancën plenare për të diskutuar mbi raportin e posaçëm parlamentar për reformën administrative territoriale.
Secili nga grupet parlamentare ka kohën e duhur për të diskutuar rreth raporteve që janë prezantuar si nga PS dhe nga PD.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë dalë me 2 raporte të ndryshme për Reformën Territoriale.
Opozita kërkon që harta Territoriale të ndryshohet duke e çuar numrin e bashkive në 94.
Nga ana tjetër opozita nuk e shikon të nevojshëm këtë ndryshim duke i qëndruar versionit për 61 bashki.