Ditën e sotme u mblodh për 5 orë Kuvendi i Shqipërisë.
Në nisje të seancës u zhvillua interepelancë urgjente me ministren e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaros, e kërkuar nga deputeti i PD-së dhe deputetja Ilda Dhori, për traun në Divjakë.
Në fjalën e saj, Ilda Dhori shprehet se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore. Ndërsa nga ana e saj, ministrja Mirela Kumbaro erdhi me monedha, të cilat më pas ia la Ilda Dhorit, duke nënkuptuar shumën e vogël që kërkohej për të hyrë në park.
Justifikimi sipas saj ishte se parku nuk përkujdesej nga “fryma e shenjtë”. Dashnor Sula dhe Flutura Açka protestë me fjalën e tyre. Sula ka shpërndarë vaj ulliri si qëllim për të kthyer vëmendjen e qeverisë ndaj fermerëve dhe fshatit, ndërsa Açka i shkroi letër për ndihmë presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
I ashpër ishte dhe Erion Braçe. Duke goditur socialistë dhe demorkratë, ai tha se nuk ka një përleshje për pushtet në Divjakë pasi pushteti, qëndron në duart e atyre që kanë prona e pallate.

