Debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës në seancën plenare për çështjen ‘Arben Ahmetaj’.
Para nisjes së seancës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën për shtuar në rendin e ditës kërkesën për diskutimin e çështjes së arrestimit të Arben Ahmetajt.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u shpreh se javën e ardhshme do të mblidhet sërish Kuvendi për të diskutuar këtë çështje, si dhe tha se edhe Ahmetaj do jetë prezent për të folur. •Debate të shumta kishte nga opozita.
Deputeti Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës pasi Rama nuk është prezent për të dhënë llogari për Ahmetajn dhe Rrajan.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Damian Gjiknurin se ishte personi që shoqëroi Ahmetajn në Kakavijë.
Nga ana tjetër, ministrja Elisa Spiropali deklaroi se asnjë deklaratë nuk e bën pis kryeministrin Edi Rama. •Sot pritet të kalohet për votim dekreti i presidentit Begaj që shkarkoi nga detyra Bledi Çuçin dhe emëron si ministër të Brendshëm Taulant Ballën, porpozime të bëra nga kryeministri Edi Rama.

