Kuvendi i Kosovës sot është shoqëruar me debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Seanca ka nisur rreth orës 11:00 me një minutë heshtje në nder të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në përvjetorin e 28-të dhe është miratuar vetëm projektligji për tatimin në pronë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Tirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare nga ana e partisë opozitare kanë nxitur replika mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u përgjigj se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore.
\Po ashtu, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votimet e asnjë ligji në Kuvend. Ai tha se mënyra e vetme për të ndaluar Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimit. Tahiri deklaroi se për këtë mocion ka diskutuar me partitë tjera opozitare para se të bëhej publik nga AAK-ja.

