Kuvendi i Shqipërisë nuk ka qënë asnjëherë më plot se sot. Dy Kuvendet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës kanë mbushur sallën e parlamentit.
Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë mes dy Kuvendeve. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

