Lëvdatat e Zhoze Murinjos apo aktivizimi si titullar te Roma nuk janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto ditë Marash Kumbullës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit ka treguar lajmin më të bukur me një postim në rrjetet sociale.

Ai dhe partnerja e tij, Greta, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. “Je emocioni më i madh i jetës tonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan që tani shumë”, shkruante ai në postimin ku tregoheshin edhe pamjet e ekografisë së parë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version