Ish kryebashkiaku i Bulqizës i arrestuar për abuzim me tenderat, këmbëngul në kërkesën e tij për të dalë nga qelia me pretendimin se nuk mund ta përballojë izolimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut.

Nga ana tjetër ekspertët e parë e përcaktuan gjendjen shëndetësore të Allës si të rëndë duke deklaruar se atij i rrezikohej jeta në rast se do të vazhdojë të mbahet në qeli.

Argumenti i tij nuk i ka bindur prokurorët të cilët e kanë rrëzuar kërkesën e Allës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version