Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit. Gjatë konferencës së sotme, Berisha u shpreh se Rama krijoi Republikën e Kanabisit, duke theksuar se ky do jetë akti i fundit publik i tij.
“Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit. Është akti i fundit publik i tij, e kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani do e quajnë Republika e Kanabisit e Shqipërisë,” tha Berisha

