Policia ka dhënë më shumë detaje rreth shpërthimit me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit në mjetin në pronësi të Bernard Ndrecës, kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Sipas forcave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Autorët kishin vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet. Fatmirësisht Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet. Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version