Ndryshime në komisariatet vendore të policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur të ndryshojë shefat e komisariateve në vend. Kështu, në policinë e Kavajës është vendosur Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.
Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ikën Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme
Behar Caka është emëruar shef komisariati në Lezhë. Në Mirditë emërohet Paulin Çupi ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta. Ndërsa në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.

