Barcelona fluturon në La Liga me Robert Lewandowski-n. “Bomberi” polak nuk njeh limite në Spanjë, udhëheq edhe një herë ekipin blaugrana në fitoren e 5-të sezonale, e katërta radhazi. Në “Camp Nou”, Barcelona mposhti Elche me rezultatin e pastër 3-0, ku Lewandowski ishte protagonist absolut me një “dopjetë”.
Falë këtij dygolëshi, Leva shkoi në kuotën e 8 finalizimeve duke udhëhqeur listën e golashënuesve më të mirë në La Liga. Kjo ishte gjithashtu ndeshja e katërt radhazi që Leëandoëski realizon në Spanjë.
Pasi domnoi prej tetë vitesh futbollin në Gjeramani, Leëandoëski kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Spanjë. Rivali i tij kryesor, Karim Benzema është stopuar në kuotën e tre golave.

