Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord që të ndryshohet ligji për funksionimin komisioneve hetimore parlamentare. Mosdakortësia qëndron në mënyrën e të ndryshuarit.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë, Balla u shpreh se duhet ngritur një komision i Posaçëm për këtë qëllim. Ndërsa deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se kjo gjë është totalisht e panevojshme kjo gjë pasi ka propozuar një ligj me të gjitha ndryshimet.

Gjatë prononcimit për media, Balla tha se Partia Demokratike nuk ka angazhim për ndalimin e ish-spiunëve dhe nuk bashkëpunojnë për miratimin e këtij ligji.

Por edhe për këtë gjë, Tabaku e pati një përgjigje. Ajo tha se ky ligj është bërë për ‘hallin e PS-së për një individ të vetëm’, duke nënëkuptuar këtu kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për zgjedhjen e avokatit të Popullit, Balla tha se procesi është i hapur dhe se të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë, me kushtin që të mos kenë firmën e kryedemokratit Sali Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version