Gjykata e Apelit ka sqaruar arsyet e lirimit të Fatjon Muratit nga burgu, pas arrestimit të tij për bazën e armëve që u zbuluan në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, Apeli bën me dije se lirimi është kërkuar nga vetë Murati. I riu ka kërkuar  lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal. Pikërisht ky, ka qenë edhe vendi i marrë nga Gjykata e Apelit Tiranë, nga gjyqtarja Valdete Hoxha.

Njoftimi:

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr. 951 datë 31.10.2022 vendosi: – Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Reagimi i Apelit vjen një ditë pas masakrës së ndodhur në lokalin e Muratit. Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version