Gjatë ditës së sotme është zhvilluar takimi mes Prokurorisë Shqiptare dhe përfaqsuesve të Ministrisë së Drejtësisë Franceze, për luftën kundër kanabisit.

Në fjalën e mbajtur,kryeprokurori,Adriatik Llalla,u shpreh se është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë.

Deklaratat Llallës vijnë në një kohë kur prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e ish – Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi akuzohet për lidhje me bandën e Habilajve. Kërkesa e akuzës ka gjetur kundërshti nga mazhoranca dhe nga vetë kreu i qeverisë, i cili një ditë më parë tha se prokuroria nuk ka sjellë prova për kërkesën e saj.

Gjatë prononcimit për mediat Llalla u shpreh se:

-“ Prokuroria do të ndjekë hapat procedurialë, në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ka detyrimin moral dhe institucional që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëve. Prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimeve në reformën në drejtësi prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet.”sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version