Një lojtar i Francës mund të fitojë medaljen e tij të dytë të fituesit të Kupës së Botës pa luajtur asnjë minutë në Rusi apo Katar.

Portieri i West Ham United, Alphonse Areola u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që fitoi turneun përpara se të bënte debutimin e tij ndërkombëtar katër vjet më parë. Ai ishte një futbollist i skuadrës franceze në Rusi (Botërori i 4 viteve më parë), pasi kishte fituar një ftesë në skuadrën e Didier Deschamps, por nuk luajti asnjë sekondë.

Pavarësisht se ka bërë pesë paraqitje që atëherë, 29-vjeçari ende nuk ka bërë debutimin e tij në Kupën e Botës gjatë garës së Les Bleus në një finale të dytë radhazi.

Si rezultat, Areola ka të ngjarë të ketë dy medalje fituese të Kupës së Botës pa luajtur  fare, skenar ky i pabesueshëm por që mund të shndërrohet në realitet nëse “Gjelat” mundin Argjentinën në finalen e së dielës.

Kapiteni Hugo Lloris mbetet ia paprekshëm mes shtyllave dhe u ndërrua vetëm në raste kur tekniku bëri rotacion. Gjithsesi, as me rotacion nuk u preferuar Areola, por Steve Mandanda.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version