Ditën e sotme, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. Në ankimin e saj, PD thotë se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.

‘Prishjen e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese. Ose Ndryshimin e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur: Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021.’- theksohen në ankimimin e PD-së.

Një ndër vendimet që u mor gjatë Kuvendit të datës 18 dhjetorit, ai i organizuar nga ish-kryetari Lulzim Basha ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën. Mirëpo, ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, i mbajtur më 18 dhjetor u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës.

Gjyqtarja Blerina Muça pranoi në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të miratuara në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor. Po ashtu, në Gjykatë është edhe ankimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version